Mos u dëshpëro Mos u dëshpëro

Mos u dëshpëro

Descrição da editora

Në një kohë, në të cilën muslimanët janë të rrethuar me paragjykime të shumta përreth, si të jashtme ashtu edhe të brendshme, vjen ky libër inkurajues, i cili, është i rrënjosur në urdhërimet e Allahut të lartësuar dhe udhëzimin e shkëlqyer të të Dërguarit, Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), si dhe shembujt e muslimanëve që erdhën para nesh.

Mos u dëshpro është studim serioz dhe përpjekje e përgjegjshme, që mundohet të trajtoj anën psikike dhe shpirtërore të njeriut, si trazirat dhe ankthi, humbja e besimit dhe konfuzioni, depresioni dhe pesimizmi, shqetësimi dhe pikëllimi, hidhërimi dhe urrejtja, dëshpërimi dhe zhgënjimi.

Mos u dëshpro është një libër i rëndësishëm për të gjithë, ai është plotë këshilla praktike se si të sprapsim dëshpërimin dhe ta zëvendësojmë atë me një opinion pragmatik dhe në fund të fundit të kënaqshëm Islam për jetën. Ai ekspozon për lexuesin modern mësimet se si Islami na mëson që të ballafaqohemi me sprovat dhe vuajtjet e kësaj bote.

Ky libër përmban dritën e shpalljes - ajetet e Kuranit, udhëzimet e mesazhit - thëniet e të Dërguarit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), miratimin e natyrshmërisë së njeriut, përvojat e një të rrituri, fjalët e urta, tregimet tërheqëse, letërsinë e bukur, thëniet e shokëve të tij të drejtë, si dhe pasuesve të tyre, të njerëzve të mençur, e të urtë, këshilla, poema të poetëve, urdhërimet e mjekëve dhe udhëzimet e shkencëtarëve. Por ai gjithashtu përmban thëniet që përkojnë me të vërtetën, qofshin ato thënie të mendimtarëve dhe të filozofëve perëndimorë apo lindorë, të sotëm apo të lashtë.

Ky libër, që është kulmi i mendimit të thellë dhe të organizuar, thotë për ju lexues të nderuar në formë të prerë: 

“Jetoni të lumtur, në paqe dhe në hare, e mos jeni të dëshpëruar.”

  • GÊNERO
    Religião e espiritualidade
    LANÇADO
    2013
    24 de outubro
    IDIOMA
    SQ
    Albanês
    PÁGINAS
    713
    EDITORA
    DawaTools
    VENDEDOR
    DawaTools
    TAMANHO
    768,5
    KB

    Mais livros de Aid el-Karni

    Kamxhikët e zemrës Kamxhikët e zemrës
    2013
    Rruga pa kthim Rruga pa kthim
    2013
    Ruaje Allahun, Allahu te ruan ty Ruaje Allahun, Allahu te ruan ty
    2013

    Outros clientes também compraram

    Shkrirje Ngjyrash Shkrirje Ngjyrash
    2013
    DASHURIA NDAJ ALLAHUT DASHURIA NDAJ ALLAHUT
    1991
    Nasiruddin Albani Nasiruddin Albani
    2019
    Albania in Pictures Albania in Pictures
    2014
    Paqe e Mirekuptim ne Kuran Paqe e Mirekuptim ne Kuran
    2021
    Hazretit Muhammed Alejhisselam Hazretit Muhammed Alejhisselam
    2015