Shqiptarët Sipas Serbëve Shqiptarët Sipas Serbëve

Shqiptarët Sipas Serbëve

    • $5.99
    • $5.99

Publisher Description

Libri paraqet punimet dhe opinionet e 125 politikanëve të lartë serbë, të deputetëve dhe udhëheqësve të partive politike, të akademikëve, të historianëve, të shkrimtarëve dhe të veprimtarëve shoqërorë, të antropologëve, analistëve, gazetarëve, gjeologëve, gjeografëve serbë dhe vetëm serbë.
Në libër ndeshen dy rryma, (nëse mund të shprehemi kështu), të mendimit politik dhe shoqëror serb për ngjarjet që trajtohen në të. Për përgatitjen e tij janë konsultuar mijëra faqe, janë cituar mbi 100 organe shtypi dhe të medias në përgjithësi si edhe punime e botime, kryesisht serbe apo që u referohen burimeve serbe. Në vendosjen e materialit është ndjekur rendi alfabetik. Përjashtim bën Kapitulli I ku është ndjekur rendi kronologjik.
Për arsye të një shfrytëzimi sa më praktik, materiali, që ekspozohet, është ndarë në katër kapituj. Në tre kapitujt e fundit citohen edhe pjesë nga shtypi i kohës. Në libër, si rregull, nuk përfshihen materiale arkivore serbe apo të huaja, as autorë shqiptarë dhe jo serbë. Sigurisht që ky libër nuk përfshin tërësinë e botimeve të pa fund të autorëve serbë që trajtojnë këtë problematikë. Por edhe nuk është qëllim i tij të marrë përsipër ekspozimin e një hapësire ku autorët shpesh përsëritin njëri - tjetrin.

GENRE
Politics & Current Events
RELEASED
2022
December 12
LANGUAGE
SQ
Albanian
LENGTH
339
Pages
PUBLISHER
Klubi i Poezisë
SELLER
Draft2Digital, LLC
SIZE
329
KB