Beschreibung des Verlags

ISLAMI na mëson se martesa është “gjysma e fesë”. Për shkak se plotëson aq shumë nevoja themelore të individit dhe shoqërisë, martesa shihet si një shtyllë prej guri në të cilën mbështet e tërë jeta muslimane.

Jeta moderne përmban mbi vete aq shtypje dhe sprova saqë do të mund ta shkatërronin edhe lidhjen më të qëndrueshme. Më shumë se kurrë më parë, sot paraqitet nevoja për të menduar me kujdes rreth mekanizmave që do t’u ndihmonin bashkëshortëve dhe bashkëshorteve të jetojnë së bashku dhe të respektojnë të drejtat e njëri-tjetrit.

Ky libër që lexohet lehtë, e udhëzon lexuesin përmes ajeteve të Kuranit dhe Hadithit, diskuton për problemet kryesore shoqërore, emocionale dhe seksuale që mund të kenë ndikim në një lidhje dhe sugjeron shumë mënyra praktike si do të mund të ishin zgjidhur.

GENRE
Religion und Spiritualität
ERSCHIENEN
2013
20. Oktober
SPRACHE
SQ
Albanisch
UMFANG
239
Seiten
VERLAG
DawaTools
GRÖSSE
173.3
 kB