Hixhabi
Publisher Description
Zoti ynë i madhëruar obligoi ndaj gruas mbulesën (hixhabin) për të ruajtur dëlirësinë e saj dhe për të mbrojtur po këtë fisnikëri e për të qenë ky hixhab shenjë dalluese e besimit të saj.
Një nga pamjet e cila tregon largimin e shoqërisë nga rruga e drejtë dhe e shfaq atë me një saktësi si barometër është edhe përhapja e fenomenit të zhveshjes dhe zbulimit në radhën e të rejave.
Ky fenomen për fat të keq është bërë mjaft i dukshëm në shoqërinë islame me gjithë përhapjen e veshjes islame në këto vende.
Cilat janë shkaqet të cilat çuan deri në këtë pikë?
Le t’i shfletojmë bashkë këto faqe, motër myslimane, për të parë vlerën dhe rëndësinë e mbulesës duke e diskutuar çdo aspekt të sajin.