Beschreibung des Verlags

Imam Buhariu (Allahu e mëshiroftë), në koleksionin e tij të haditheve Sahih, në kaptinën mbi Subtilitetin -“Rrekaik”, e që në vërtet ato janë rrëfime që i zbusin zemrat e njerëzve, shënon nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë:

“Shumë njerëz janë mashtruar lidhur me dy begati: shëndetin dhe kohën e lirë.”

Ndërsa Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të) rrëfen se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), është lutur: 

“Allahu im, jeta e vërtetë dhe e drejtë është vetëm ajo e Botës tjetër. Prandaj të lutem, fali ensarët dhe muhaxhirët.”

Sehl ibën Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të) deklaron: “Ditën e Hendekut bashkë me të Dërguarin e Allahut, po mihnim dhe bartnim dhe. Në një moment e shikuam, kurse ai u shpreh: 

“Allahu im, jeta e vërtete dhe e drejtë është vetëm në Botën tjetër. Andaj të lutem, fali ensarët dhe muhaxhirët.”

Këto tri hadithe me lejen e Allahut janë bazamenti i rrëfimit tonë në këtë libër.

GENRE
Religion und Spiritualität
ERSCHIENEN
2013
24. Oktober
SPRACHE
SQ
Albanisch
UMFANG
270
Seiten
VERLAG
DawaTools
GRÖSSE
290
 kB

Kundenrezensionen

ajanammar ,

🤲

Allahu ju ruajt

Mehr Bücher von Aid el-Karni