Malagata
-
- CHF 9.00
-
- CHF 9.00
Beschreibung des Verlags
Një shëtitje me makinë nëpër qytet. Ai i ka kërkuar vetëm pak kohë, «pak kilometra të vjedhur nga koha». Brenda makinës së vjetër, mes zhurmës së motorit dhe heshtjes së tyre, një shëtitje e zakonshme merr peshën e një marrëveshjeje të fshehtë. Diku tjetër, një grua zgjedh pasurinë dhe një burrë mbetet me fjalët. Të dy mendojnë se kanë bërë pazarin e shekullit. Se cili është mashtruar më shumë, do ta tregojnë vitet.
Në prozat poetike të Malagatës, Arlind Farizi e ndjek dashurinë në çastet kur njerëzit hezitojnë t'i japin emër asaj që po ndodh mes tyre. Një fjali e thënë kalimthi, një premtim i vogël apo një heshtje që zgjat pak më shumë se zakonisht tregojnë sa afër mund të jenë dy njerëz dhe sa shumë mund t'i fshehin ende njëri-tjetrit.
Ka fjali që i kuptojmë vetëm pasi çasti për t'i thënë ka kaluar. Te Malagata, edhe ato që mbeten pa u thënë vazhdojnë të bëjnë pjesë në historinë e atyre që i mbajtën për vete.