Beschreibung des Verlags

Libërth mbi komentimin e hadithit që e transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi (Allahu i mëshiroftë) në koleksionet e tyre të haditheve nga Abdullah ibën Abasi (r.a), i cili rrëfen: Isha pranë të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s), ndërsa ai më tha: “O djalosh, do t’i mësoj disa fjalë të rëndësishme. Ruaje Allahun, nëse do që Allahu të ruajë ty. Ruaje Allahun, Atë do ta kesh pranë teje. Kur të lutësh, lute vetëm Allahun. Kur të kërkosh ndihmë, kërkoje vetëm prej Allahut. Dije, se sikur i gjithë njerëzimi të mblidhej bashkë për të ndihmuar, nuk do arrinte të ndihmojë më tepër, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Në të kundërtën, nëse do të mblidhej për të dëmtuar, nuk do të dëmtojë më tepër, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Tashmë, janë ngritur lart penat dhe janë tharë faqet (d.m.th., çdo gjë është e shkruar dhe e caktuar).”

Ky libërth nuk i dedikohet vetëm një shtrese të caktuar njerëzish, por është i përshtatshëm për të gjithë, për udhëheqësit, mbretërit, ministrat, nëpunësit, mjekët, inxhinierët, tregtarët, bujqit, ushtarakët, burra e gra.

GENRE
Religion und Spiritualität
ERSCHIENEN
2013
20. Oktober
SPRACHE
SQ
Albanisch
UMFANG
57
Seiten
VERLAG
DawaTools
GRÖSSE
50.3
 kB

Mehr Bücher von Aid el-Karni