Betejat e Mia Betejat e Mia

Betejat e Mia

    • $ 13.900,00
    • $ 13.900,00

Descripción editorial

Libri “Betejat e mia” i Abdulla Shazivarit është libri që na tregon se UÇK ka pasë luftëtarë të atillë që pas luftës mënjëherë kanë parë punët e veta dhe nuk i janë bërë barrë e zgjebe atdheut, Kosovës, nuk kanë trokitë askund dyerve të shtetit të Kosovës për asnjë lloj pëfitimi, benefici e privilegji. E këta janë në fakt luftëtarët e herojtë e vërtetë të luftës për Kosovën, që gjenden në këtë libër, të cilët kanë bërë detyrën ndaj atdheut dhe nuk duan ta shqyejnë atdheun.
Libri “Betejat e mia” i komandantit të kohës së luftës Abdulla Shasivarit është një hymn e miërënjohje e thellë për Ministrin e mbrojtjes të Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi që e vranë tradhëtisht në Tiranë dy tre ditë pasi ai inspektoi Brigaden profesionale “Skendërbeu” në Kalimash të Kukësit, që e komandonte Abdulla Shasivari, brigade me të cilin Ministri Krasniqi deklaroi se do të hynte në luftë vetë në Kosovë.
Në librin “Betejat e mia” të komandantit Abdulla Shasivari, do të gjeni të vërteta që pohojnë se luftëtarët nuk kanë patur asnjëherë armiqësi e konflikte mes tyre, ndërsa ata që i kanë qëndruar rrotull e okolla luftës kanë bërë fjalë e jo luftë e vazhdojnë të bëjnë fjalë lufte e ngatërresa.
Në këtë libër do të njiheni me betejën e ashpër me pritën serbe, të njësitit të komanduar nga Abdulla Shasivari, që hynë në Kosovë pa asnjë ushtar të humbur në mesnatën e 27 janarit 1999, falë heroizmit, aftësive profesionale dhe trimërisë së luftëtarëve që luftuan në këtë betejë: Abdulla Shasivari, Nehat Ibrahimi, Sami Elshani, Hamit Bajselmani, Arben Avdyli, Selmon Hoxha, Xhafer Shabani, Naim Leku, Faik Aliu, Ruzhdi Morina, Azem Krasniqi, Sokol Gashi, Dostan Gashi, Murtez Gashi, Hamzi Avdyli, Ergin Feta, Milazim Kiqina, Haxhi Karaqica dhe Rrahman Murseli.
Do të njiheni me Abdulla Shasivarin, oficer kariere profesionist, i shkolluar në Jugosllavi ku janë shkolluar gjithë njerzit që kanë jetuar në atë shtet, i cili në fillim verën e vitit 1998 dezerton nga shërbimi ushtarak në Kumanovë të Maqedonisë dhe rrjeshtohet në UÇK duke iu përgjigjë thirrjes së atdheut për luftë të armatosur.

GÉNERO
Historia
PUBLICADO
2021
4 de enero
IDIOMA
SQ
Albanés
EXTENSIÓN
129
Páginas
EDITORIAL
Klubi i Poezisë
VENDEDOR
Draft2Digital, LLC
TAMAÑO
400.4
KB