Letra që Kërkojnë të Zotin Letra që Kërkojnë të Zotin

Letra që Kërkojnë të Zotin

    • USD 3.99
    • USD 3.99

Descripción editorial

Duke lexuar “Letra që kërkojnë të zotin”, letra të jashtëzakonshme dashurie të poetit të madh turk Ümit Yaşar Oğuzcan, letra që kanë mahnitur miliona lexues në më shumë se gjysmë shekulli, të sjella në një shqipe të bukur me mjeshtri dhe elegancë të rrallë nga shqipëruesja e talentuar Rozana Belli, e përfytyrova autorin duke shkulë një brinjë në gardhin e zemrës së tij, duke e ngjye atë në lotët e përzier me gjakun e dhimbjes dhe duke shkruar këto 25 letra të rralla për të dashuruarit, të vetmuarit e të harruarit e kësaj bote.
“Letra që kërkojnë të zotin”, janë shkruar për çdo zemër të dashuruar, të vetmuar, të harruar, të braktisur, për çdo zemër që shpreson e troket për dashurinë. Nga sejcili njeri i kësaj bote janë ëndërruar këto letra dashurie qiellore, nga secili njeri është ëndërruar dashuria.
Vetëm poetët duket janë fatlumët e njëherësh fatkqinjtë, vetëm ata janë paisë nga zotat e qiellit me liçencë “çmendurie” dhe zotat u kanë dhënë guximin e duhur të marrëzisë, talentin e aftësinë që t’i mrekullojnë njerzit me letra të tilla dashurie, që t’i bëjnë njerzit të ëndërrojnë, të fluturojnë, të duhen, të ndjehen të dobishëm, të rëndësishëm siç janë në fakt në jetë, por thjeshtë nuk guxojnë të shprehen, nuk dinë të shprehin dashurinë e mallin që i përvëlon.
25 letrat e famshme të dashurisë që kërkojnë të zotin, që kërkojnë adresë, që kërkojnë zemër – kuti postare ku të hyjnë, që kërkojnë dorë që të marrë zarfin e ta çelë për ta parë lulen zemër, janë fjalë zemre, janë manual i jashtëzakonshëm dashurie qiellore që i mëson të rinjtë e të rejat, gratë e burrat, i mëson njerzit që janë në moshën e dashurisë (të gjithë njerzit e botës janë gjithmonë në moshën e dashurisë) se si të dashurojnë, si ta thonë dashurinë, si ta ëndërrojnë, si të guxojnë ta shprehin thjeshtë e shumë thjeshtë atë që kanë në mendje e zemër dhe i përvëlon.
Gjithkush në jetë është robëruar e skllavëruar nga dashuria, është përvëluar nga malli, është mpakë e sosë nga vetmia që dhemb. Të gjithë orë e çast, edhe në rrethanat më të pabesueshme, mendojnë për dashurinë, dridhen nga i ftohti e frika e vetmisë, por jo të gjithë kanë privilegjin dhe fuqinë për ta shprehur dashurinë, për ta thënë, pohuar e lartësuar veten.
Ümit Yaşar Oğuzcan është një nga fatmëdhejtë e botës që e ka thënë e lartësuar dashurinë, që e ka qarë vetminë, që nuk e ka shuar kurrë dritën e shpresës.
Ümit Yaşar Oğuzcan shkruan këto letra për të na thënë vetëm një të vertetë të padyshueshme, të pazevendësushme, të pandryshueshme - dashurinë, e cila ka qenë, është e do të mbetet shqetësimi e qetësimi i vetëm i botës e jetës, nxitja dhe frenimi i vetëm i njeriut, parajsa e vetme e synuar që ka kuptim real e të vertetë, e pacënuar nga gënjeshtra të verteta e shtirje të shëmtuara deri në përfeksion. (Rexhep Shahu)

GÉNERO
Ficción y literatura
PUBLICADO
2020
11 de abril
IDIOMA
SQ
Albanés
EXTENSIÓN
51
Páginas
EDITORIAL
Klubi i Poezisë
VENTAS
Draft2Digital, LLC
TAMAÑO
137.6
KB