Ditët e lakuriqëve të natës Ditët e lakuriqëve të natës

Ditët e lakuriqëve të natës

    • 5,49 €
    • 5,49 €

Descripción editorial

E si jetohet, kur të ndalojnë me dhunë të dashurosh? Çfarë ngjyrë ka qielli, dielli, yjet dhe lulet? Çfarë shije ka ajri, uji, puthja e munguar, përvëlimi i trupit në dëshirë? Ngjyrat dhe shijen e tërbimit - na thotë Namik Dokle me romanin e tij të fundit. Subjekti shtillet rreth një fabule mbresëlënëse: sëmundja që po merr jetën e të rinjve nuk është “tërbim” i ardhur nga shkaqe që mund t’i shpjegojë shkenca, por nga ndalimi që u bëhet të rinjve të mos kenë mundësi të bëjnë dashuri. Në fshat mbizotëron shtetrrethimi i frikshëm mbi nevojat shpirtërore dhe fiziologjike të të rinjve. Personazhet kanë veshur petka prej fjalësh të frikura dhe luajnë para syve tanë dramën e tyre, që është njëkohësisht drama e gjithë shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këtë roman, ashtu si edhe në dy paraardhësit e tij, autori ka lëmuar mjeshtërisht fjalorin e pasur të zonës së Gorës (Veriu i Shqipërisë); legjendat, mitet, realitetet magjike janë sërish pjesë domethënëse e rrëfenjës së autorit, i cili tashmë e ka të shtruar si kalldrëm me gurët e skalitur udhën e sigurt drejt lexuesit dhe letërsisë së bukur shqipe.

GÉNERO
Misterio y suspense
PUBLICADO
2020
23 de junio
IDIOMA
SQ
Albanés
EXTENSIÓN
109
Páginas
EDITORIAL
Toena
TAMAÑO
141,4
KB

Más libros de Namik Dokle

The Girls of Fog The Girls of Fog
2023
Vajzat e mjegullës Vajzat e mjegullës
2020
Lulet e skajbotës Lulet e skajbotës
2020