Reforma Kushtetuese Reforma Kushtetuese

Reforma Kushtetuese

Description de l’éditeur

Në nëntor të këtij viti u mbushën 15 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës shqiptare. Gjatë kësaj kohe ka patur mjaft zhvillime politike, ekonomike, sociale, të cilat natyrshëm shoqërohen edhe me zhvillime të caktuara në planin legjislativ. Këtu fjala është jo vetëm për iniciativat për miratimin e akteve të ndryshme ligjore, por edhe për praktikën e funksionimit të institucioneve shtetërore kryesisht kushtetuese - ku mund të përmendim Kuvendin, Këshillin e Ministrave, Presidentin e Republikës, partitë politike të përfaqësuara ose jo në parlament dhe në materializimin e së drejtës në përgjithësi dhe të së drejtës kushtetuese në veçanti. Dinamika e praktikës së organeve kushtetuese dhe e marrëdhënive mes tyre ka sjellë në disa raste një diferencë midis kuadrit kushtetues dhe realitetit kushtetues. Veprimtaria e këtyre organeve kushtetuese herë pas here është shoqëruar me interpretime të ndryshme (të gjera ose të ngushta) të dispozitave kushtetuese duke nxjerrë në pah nevojën e përshtatjes së tyre sipas rrethanave të paraqitura. Kur është kërkuar prej tyre, në sqarimin e këtyre situatave është përfshirë edhe Gjykata Kushtetuese, e cila, sipas rastit, i ka dhënë kuptimin e saj normës kushtetuese. Pavarësisht interpretimit përfundimtar të saj, i cili nuk lë më vend për diskutim nga palët, praktika ka treguar se, në disa raste, norma ka nevojë për diçka më tepër se interpretim. Ajo duhet të përshtatet me realitetin shoqëror dhe politik të vendit. 

GENRE
Politique et actualité
SORTIE
2013
20 décembre
LANGUE
SQ
Albanais
LONGUEUR
31
Pages
ÉDITIONS
Shtetiweb
TAILLE
3
Mo

Plus de livres par ShtetiWeb