Serbia e Shqipëria Serbia e Shqipëria

Serbia e Shqipëria

    • 3,49 €
    • 3,49 €

Description de l’éditeur

MASAKRIMI NË LUMË
Korrespondentët e gazetave të Beogradit kanë lajmëruar: se një fshat shqiptar në Lumë është zhdukur, pasi shqiptarët japë mbyllur nëpër shtëpi dhe janë mbrojtur me ngulm deri në njeriun e fundit.
Kur trupat serbe e shkatërruan këtë fshat, aty nuk kishte burra. Oficerët rezervë që morën urdhër ta djegin fshatin dhe gjithçka që gjejnë në të ta vënë nën thikë, kot kundërshtonin, kot i përsëritnin fjalët "të gjithë a?", kot e njoftuan disa herë komandantin se në fshat, përpos grave e fëmijëve, nuk ishte askush tjetër. "Të gjithë!", kjo ishte përgjigjja e njëfarë kapiten Jurishiqit, i cili punonte në marrëveshje me nënkolonelin Miliqeviq.
Për dy orë fshati u zhduk me skena që është vështirë të përshkruhen. Të shtënat i rrëzonin gratë që i mbanin foshnjet në gjinj; skaj nënave të vdekura qanin fëmijët e tyre të vegjël që rastësisht kishin shpëtuar nga plumbat: trupat e malësoreve të bukura, belholla si bredhat, përdridheshin si krimbat në fushë; gratë lindnin nga frika. Për dy orë u vranë 500 shpirtra.
Therja u ndal kur një pjesë e oficerëve bënë protestë energjike, duke e pranuar: se shqiptarët e "egjër" ushtarët tanë të zënë robër i çarmatosin dhe i lëshojnë, kurse ushtria jonë e "kulturuar" e shekullit XX po i vret fëmijët e tyre! Por, vonë. U bë vetëm ajo që ende mund të bëhej: kufomat u futën në shtëpi e shtëpitë u dogjën - që krimit t'i fshihej gjurma.

GENRE
Histoire
SORTIE
2020
21 juillet
LANGUE
SQ
Albanais
LONGUEUR
364
Pages
ÉDITIONS
Klubi i Poezisë
TAILLE
348,7
Ko