Sytë e Lirisë Sytë e Lirisë

Sytë e Liris‪ë‬

    • £2.99
    • £2.99

Publisher Description

Ky libër nuk është thjesht një libër kujtimesh, por një libër kujtese. Ekzistenca kombëtare e shqiptarëve e ka lidhur fatin e saj te vetëdija historike, tek mprehja e shqisave për të mbajtur mend gjithë vuajtjet e sakrificat e panumërta. Dëgjohet shpesh të thuhet edhe nga miq e dashamirës tanë të shumtë se historia si mësuese e jetës duhet t'i shmangë sa më shumë episodet e pakëndshme, që brezat e rinj të këtij trualli të rriten pa frymën e urrejtjes ndaj të tjerëve. Sidomos ndaj fqinjëve. Kjo kërkesë besojmë se është për të gjitha palët. Fryma kristiane "duaje armikun tënd" do të duhej ndër të tjera që xhelati i dikurshëm të njihte sadopak krimet e djeshme, madje të kërkonte ndjesë siç duhet. Por nga pala që përfaqëson krimin dhe dhunën shtetërore, të njohur tashmë botërisht, vijnë sinjale të përkundërta me pendesën. Mungesa e ndjesës nuk e fsheh dëshirën për përsëritjen e krimeve sapo të krijohen rrethanat e duhura.
Kur nuk je i lirë që të valvisësh flamurin e kombit tënd, por të imponojnë ta valvisësh flamurin e pushtuesit, të këndosh hymnin e flamurit të pushtuesit, ky është poshtrim. Kur të ndjekin, survejojnë, të thërrasin në "bisedë informative" se nuk e do pushtuesin, kur të torturojnë, të rrehin si qen për fajin e vetëm se je shqiptar e nuk deshiron të jesh jugosllav, të quhesh jugosllav, ky është poshtrim.

GENRE
Fiction & Literature
RELEASED
2020
21 June
LANGUAGE
SQ
Albanian
LENGTH
175
Pages
PUBLISHER
Klubi i Poezisë
SIZE
255.6
KB
Ní gjo â, ní gjo s’â, pa tâ s’â… Ní gjo â, ní gjo s’â, pa tâ s’â…
2022
Një Statujë Kujtimesh Një Statujë Kujtimesh
2021
Apologji për udhën e kombit Apologji për udhën e kombit
2020
Marsi i Minave Marsi i Minave
2020
Bukën Tonë Të Përditshme Bukën Tonë Të Përditshme
2020
Bisedë e Përfytyruar me Havzi Nelën Bisedë e Përfytyruar me Havzi Nelën
2020