I Humburi I Humburi

I Humburi

    • 5,49 €
    • 5,49 €

Publisher Description

Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi. Ikje prej gjurmëve dhe shenjave që mund të rikujtonin tmerrin e sundimit totalitar kah botës imagjinare të bollëkut dhe lumturisë.
Mars 1991. Thesar Lumi, banor në një nga qytezat pranë kryeqytetit, i hipën anijes në Durrës, bashkë me mijëra të tjerë, për t’u larguar drejt Italisë. Çastin e fundit ndërron mendje dhe zbret.
Me këtë skenë nis ky libër, i pari në ciklin e romanëve të shkruar prej Kongolit në fillim të viteve ’90, që shënoi një sukses të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë vendit.
Pse donte të ikte personazhi dhe përse zbriti?
I botuar për herë të parë më se gjashtëmbëdhjetë vjet të shkuara, i përkthyer e i botuar deri tani në gjashtë gjuhë të huaja, ndër të cilat frëngjisht, gjermanisht, anglisht etj., ky libër sjell një tablo të papërsëritshme të jetës së përditshme në epokën e zymtë të diktaturës.
Është një eksod tronditës në brendësi të qenies.

GENRE
Fiction & Literature
RELEASED
2020
20 March
LANGUAGE
SQ
Albanian
LENGTH
230
Pages
PUBLISHER
Toena
SIZE
326.5
KB

More Books by Fatos Kongoli

Piccoli bugiardi Piccoli bugiardi
2021
Ëndrra e Damokleut Ëndrra e Damokleut
2020
Ne të tre Ne të tre
2020
Lëkura e qenit Lëkura e qenit
2020
Illusioni nel cassetto Illusioni nel cassetto
2018
Tirana Blues Tirana Blues
2015