Porto Palermo: Fjalët e Gurit dhe Poezi të Tjera Porto Palermo: Fjalët e Gurit dhe Poezi të Tjera

Porto Palermo: Fjalët e Gurit dhe Poezi të Tjera

    • 9,49 €
    • 9,49 €

Publisher Description

Një dritare drejt qiellit për banorët e Porto Palermos, për të burgosurit që brenda asaj kalaje apo kështjelle, nëpër ato guva e galeri nëntokësore, dëgjonin dallgët dhe nuk i shikonin dot... Sipër kokave të tyre veç një burim i dritës qiellore dhe dielli që s’mund ta gëzonin. Vetëm ajo dritë i çonte drejt ëndrrës, shpresës, lirisë... Porta për shpirtrat e popullit të Dantes që e donin aq shumë lirinë. Njerëz të thjeshtë, mbledhur nga skaje të ndryshme të Shqipërisë. Fate njerëzore në dorë të një sistemi e ideologjie që vinte nga Lindja, që s’ishte e tyrja, pasi e tyre ishte veçse liria dhe utopia e një jete të paqtë, pa shfrytëzues, e një jete të drejtë dhe humane. Dhe jo pak nga ata që luftuan nëpër male u gjendën aty me pikëpyetjen e tmerrshme e tragjike: Përse luftuam?!
Fytyra të dëshpëruara, fytyra të revoltës, sy në kërkim të dritës, sy që s’duan të harrojnë dhe që kërkojnë me ngulm diellin, detin, imazhet e shtëpive e tyre, kullat e bardha apo livadhet e gjelbërta. Mijra e mijra pamje u shfaqen atje, në gjysmë-errësirë, përballë mureve të ftohtë, imazhe që përsëriten, që rivijnë, që konvergojnë në galeritë e thella të asaj kështjelle, atje ku të robëruarit pak nga pak bëhen më të heshtur dhe më zhgënjyes… Secili nga ata është një histori, një dashuri, një dramë tronditëse apo një tragjedi klithëse, me shijen e hirit dhe të zjarrit. Sipër, nga lart, nga ato vrima ajrore, ata i ngjanin një turme amorfe të harruar nga bota, nga Hyjnitë e tyre, pasi asnjë Zot s’ka ç’bën për ta. I vetmi shpëtim është ai i revoltës, i një revolte jashtë këtyre mureve… Po, një turmë, që zgjohet në një ag që nuk është ag, por vazhdim i natës, i errësirës, një turmë që mërmërit me vete, që vjen rrotull e pastaj e trishtë, e lodhur, platitet e struket në skutat e galerive errta. Dhe ata dergjen aty jo thjesht nga lodhja, por nga dëshpërimi i madh, ku secili kërkon një portë shpëtimi, por si? Dhe atëherë ata mendojnë të shkuarën, duan t’i shpëtojnë realitetit ku jetojnë dhe marrin ende frymë, atëherë jetojnë me imazhet e së kaluarës, me lumturitë e heshtura, shtegtimet, apo hedhjen e themeleve të reja, me festat e korrjeve, qethjen e bagëtive, apo festimet e ditës së pranverës. Kujtojnë… Veç kujtesa u ka mbetur në këtë “planet” të panjohur të botës.
Miku im Lek Pervizi u rikthye këtu në mesin e viteve ‘90. Vinte nga Brukseli për të rigjetur gjurmët e një kohe të pashlyer, në këtë vend ku bashkë me gruan krijoi familjen e tij... Emra njerëzish, data, përkujtime, heshtje, fjalë të ngjizura në mure që nuk mundëm t’i dëgjonim, dëshirë mërgimi për tu bërë zogj dhe për të fluturuar, verbuar nga dielli që do rigjenin dhe ikur pa e kthyer kokën pas, si në legjendat antike, dëshmi të një dore, e një zemre që s'do të jetonte më, një datë, një emër, vizatime të gërvishtura, një dëshirë e zhgarravitur dhe e pakuptuar. Kujtesa nuk është shuar: “Janar 1950, 98 burra, 64 gra, 36 fëmijë; maj 1950, 91 burra; tetor 1950, 140 burra…” Kujtesa mbart gjurmët e jetës dhe të vdekjes, mbishkrime dhe vizatime mbi gurët e kalasë. Ç’janë vallë këto simbole? Ç'donte të thoshte ai i dënuar anonim për botën sot?... Shpirtra të padukshëm jetonin ende në galeritë e ftohta të kështjellës veneciane të pashait të Janinës buzë Jonit... Ky libër poetik merr shkas nga historia e të internuarve politikë të mbyllur në katakombet e kështjellës mesjetare në Porto Palermo, buzë detit Jon, në një ujdhesë që futet në det, ku të mbyllur në vitin 1950 ata nuk e shihnin diellin dhe as detin të cilit i dëgjonin vetëm dallgët dhe klithmat e zgalemëve. Libri eshtë konceptuar si një lloj korri poetik ku personazhet e mbyllur brenda, pleq, gra, burra e fëmijë thonë dhimbjet, trishtet dhe ëndrrat e tyre në mënyrë poetike.

GENRE
Fiction & Literature
RELEASED
2020
8 May
LANGUAGE
SQ
Albanian
LENGTH
68
Pages
PUBLISHER
Luan Rama
SIZE
132.5
KB

More Books by Luan Rama

Shqiperia E Konsullit August Dozon Shqiperia E Konsullit August Dozon
2020
Një Kohë Pa Kohë Një Kohë Pa Kohë
2020
Epistolari i Zaratës Epistolari i Zaratës
2020
Parisi Letrar: Parisi I Njëmijë Bardëve Parisi Letrar: Parisi I Njëmijë Bardëve
2020