Si Si
    • 4,49 €

Publisher Description

Synopsis

Gjatë një mbrëmjeje të rëndomtë, me fara, birrë e thashetheme, anëtarët e familjes së z. Gani gjenden të ngujuar në shtëpi. I çuditshmi Ani i ka mbyllur brenda dhe synon të sqarohet me Ganiun për një firmë që ky e ka vënë vite më parë, në njërën nga zyrat e shumta ku ka punuar. Ani nuk le të kuptohet nëse vjen nga jashtë shtetit, apo nga një lagje tjetër e kryeqytetit, por ka sjellë me vete një si-libër që mund të jetë minë me sahat, ose një si minë që ka trajtë libri.
Dramë e paaftësisë në pushtet dhe pas tij, “Si” është edhe një himn kushtuar Metaforës dhe atyre që i shërbejnë, jo rrallë duke u flijuar, të paktën metaforikisht.
Deri në mbyllje të ngjarjes nuk vdes asnjëri nga të pranishmit, mbase as në sallë.
Autori

Fragment: "ANI - Herë të tjera bindesha se më shtyu arti... Një art që vlonte brenda meje, por të cilin nuk e shprehja dot as me shkrim, as me ngjyra, as me nota muzike, as në shtrat... me të dashurat... (Ganiut) Ty mund të ta zgjojë kërshërinë përmbajtja e si-librit, profesor... E di si e hartova? Siç u mblodhët ju të rëndomtët dhe u bëtë trup i vetëm... për të degdisur sa më larg e sa më gjatë aq të panjohur, shumica pa u dirsul mustaqja... ashtu i mblodha unë mbeturina, erëza, lëngje... dhe ja ku kemi në mest tënë këtë kryeveprë... (Të tjerëve) Si edhe ju, secili përbërës më vete është të paktën i pranueshëm. Si çdo ushqim i marrë veçmas. Ama, po i bashkove në një mënyrë të caktuar... Mos harroni një mësim të madh nga mërgimi jashtë a brenda, ju lutem: Nuk ka rëndësi çfarë e kë përdor, por si e vendos... A nuk kemi ne tani të drejtë, rrezik edhe detyrë, që të bindemi se autorë janë (Me ton anglishteje) shoku Gun-i me shokë dhe jo unë?!"

GENRE
Arts & Entertainment
RELEASED
2016
11 May
LANGUAGE
SQ
Albanian
LENGTH
36
Pages
PUBLISHER
Ardian-Christian Kyçyku
SIZE
232.9
KB

More Books by Ardian-Christian Kyçyku

Pantomima ose Të fshehta nga jeta e prijësve Pantomima ose Të fshehta nga jeta e prijësve
2023
El padre El padre
2022
Loc pentru o singură păpușă Loc pentru o singură păpușă
2022
Tiparnița [Print/ing House] Tiparnița [Print/ing House]
2022
Exodul sufleurilor Exodul sufleurilor
2022
Kri-ji-me fëminie Kri-ji-me fëminie
2021