Përgjuesi Serb i Ismail Qemalit Përgjuesi Serb i Ismail Qemalit

Përgjuesi Serb i Ismail Qemalit

    • €3.99
    • €3.99

Publisher Description

Në shkurt të vitit 1913, pas trupave të pushtimit në Shqipëri, Mbretëria Serbe filloi edhe ofensivën diplomatike për ta kërcënuar, e vënë nën këmbët e saj Qeverinë e Ismail Qemalit, e cila aso kohe ndjente mbi vete presionin e trupave greke që kishin mbërritur në detin përballë Vlorës, hakërrimën e trupave të shpartalluara turke në pamundësi tërheqjeje për në Turqi dhe ulurimën e armatës serbe, që nuk po i besohej se sa me lehtësi e kishte shkelur e përmbytur hapësirën shqiptare duke kapërcyer Kosovën, Rrafshin e Dukagjinit dhe Bjeshkët e Nemuna për të dalë në brigjet e Adriatikut, në Lezhë, Durrës e Tiranë....
Megjithatë ngritja dhe funksionimi i qeverisë së Ismail Qemalit edhe pse në kushte e rrethana tepër të vështira për t’i bërë ballë gjendjes së krijuar, ishin një brengë për autoritetet e Beogradit. Fuqitë e Mëdha të kohës, ndërkohë ishin të mbledhura në Londër në nivel ambasadorësh. Po diskutoheshin ndër të tjera, kufijtë e shtetit më të ri të Europës.
Në këto kushte çeshtja shqiptare mund të dëmtohej, të rrudhej e zvogëlohej, por nuk mund të zhdukej plotësisht, siç do të donin serbët. Feja vetë do të ishte që vetë autoritetet e reja shqiptare, duke përfshirë këtu Ismail Qemalin,tu shkonin për hosh dëshirave serbe, të pranonin diktatin e tyre duke nënshkruar në mos kapitullimin e plotë, pra robërinë vullnetare, së paku të pranonin symbyllur variantin serb të një Shqipërie “muhamedane”, siç e quante Vlladan Gjorgjeviq në librin e tij “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha”, një copë të vogël territori midis lumejve Mat e Vjosë duke përjashtuar plotësisht brigjet detare bashkë me portet e Lezhës e Durrësit.
Për ta kryer këtë mision kryeministri serb Nikolla Pashiq emëroi konsullin e vendit të tij në Selanik, Zhivojin Ballugxhiqin. Diplomati i ri që do të shërbente më vonë deri sa u pensionua si kryediplomat i Mbretërisë Jugosllave në qendrat më të rëndësishme të Europës edhe në Romë e Berlin, ishte më 1913 një njeri i etur për karierë.
... Ai shfaqej i entuziazmuar si çdo serb i devotshëm për fitoret e vendit të tij, bile qe i bindur se gjendeshin kaq pranë ringjalljes së mbretërisë mesjetare të Stefan Dushanit. U duhej vetëm edhe fare pak punë, sa t’ia merrnin frymën përfundimisht ëndrrës shqiptare për liri e pavarësi kombëtare e shtetërore.
Kishte filluar të vihej në jetë programi përfundimtar i “Naçertarnias”. Krenar se sukseset ushtarake qenë mbështetur në një punë të hapur e të fshehtë më se gjysmëshekullore nëpër Shqipëri, ku ishte ngritur një rrjet i dendur agjenturor, Ballugxhiqi filloj me etje punën e tij të përpunimit dhe shtrirjes së mëtejshme të këtij rrjeti me bashkëpunëtorë të zellshëm që do të ishin të gatshëm, sipas tij, të punonin pothuajse haptas në kundërshtim me interesat e Shqipërisë së sapongritur....
...Edhe sipas raporteve të Zhivojin Ballugxhiqit të paraqitura kryeministrit Nikolla Pashiq, Plaku i Vlorës, Ismail Qemali nuk ra në kurthin e diplomatit serb. Ai kundërshtoi i vendosur planet serbe për rrudhjen e mëtejshme të territoreve shqiptare, madje i premtoi diplomatit serb se do të kërkonte në qendrat europiane, çlirimin e krejt hapësirave shqiptare të pushtura nga trupat serbe.
Në ballafaqimin me diplomatin serb, gjithashtu e ruan krenarinë e tij rebele edhe heroi nga Mitrovica, Isa Boletini. Rrjedha e ngjarjeve të mëvonshme tregoi se të dy heronjtë e Pavarësisë mbase edhe për qëndrimet e tyre të paepura ndaj diplomatit të pa akredituar Ballugxhiq “u dënuan” me vdekje nga qarqet antishqiptare, realizimi mizor i së cilës nuk u vonua të dëshmohej.
Botimi i këtij libri është edhe një homazh nderimi për veprën e tyre të pavdekshme.
(Izet Duraku)

GENRE
History
RELEASED
2020
4 April
LANGUAGE
SQ
Albanian
LENGTH
79
Pages
PUBLISHER
Klubi i Poezisë
SIZE
98.8
KB

More Books by Klubi i Poezisë

illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 46 illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 46
2024
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 44 illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 44
2024
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 45 illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 45
2024
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 43 illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 43
2024
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 42 illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 42
2024
illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 40 illz: Revistë Letrare e Tiranës - Nr. 40
2024