Shpërngulja e Shqiptarëve Shpërngulja e Shqiptarëve

Shpërngulja e Shqiptarëve

    • €3.49
    • €3.49

Publisher Description

Historiani dhe akademiku serb Vasa Çubriloviqi (1897-1990), memorandumin Dëbimi i shqiptarëve e hartoi për qeverinë e Stojadinoviqit. Çubriloviqi ia propozoi kësaj qeverie mënyrat dhe metodat e zgjidhjes së “problemit shqiptar”. Ka lindur në Bosanska Gradishkë të BH-së. Emri i tij figuron në dy forma, si: Vasa dhe Vaso. Ka qenë një prej pjesëmarrësve më të rinj të atentatit në Sarajevë ndaj princit austriak dhe trashëgimtarit të fronit austro-hungarez Franc Ferdinandit (1863-1914). Ka qenë historian dhe anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve. Në memorandumin e vet për serbizimin e Kosovës e kritikon mënyrën joefektive të kolonizimit të kësaj hapësire pas Luftës së Parë Botërore, kur në to janë vendosur pjesëtarët e ish-ushtrisë serbe, me qëllim të shpërnguljes, d.m.th. dëbimit të popullsisë shqiptare. Në memorandumin të cilën më 7 mars 1937 ia dërgon qeverisë së Milan Stojadinoviqit, i propozon metodat e përndjekjes dhe të dëbimit fizik të shqiptarëve prej Kosove për në Turqi dhe në Shqipëri. Në të vërtetë, kemi të bëjmë me një pastrim etnik të përpunuar dhe të planifikuar në hollësi.

GENRE
History
RELEASED
2021
18 April
LANGUAGE
SQ
Albanian
LENGTH
95
Pages
PUBLISHER
Klubi i Poezisë
SIZE
151.5
KB