Nga veranda jote duket shtëpia ime Nga veranda jote duket shtëpia ime

Nga veranda jote duket shtëpia ime

    • 4,49 €
    • 4,49 €

Descrizione dell’editore

Përktheu: Beti Njuma
“Nga veranda jote duket shtëpia ime” është përmbledhja e parë me tregime e autorit shqiptaro-italian Elvis Malaj. Në 12 tregimet e tij vërtiten dy botë sa të ndryshme, aq edhe të njëjta. Dy botë që ballafaqohen me njëra-tjetrën përmes gjuhës, botëkuptimit, emocioneve, traditës dhe risisë, të njohurës dhe të panjohurës.
Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit, por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg çdo shablloni.
Tregimet e tij nuk përfaqësojnë thjesht të qenit shqiptar, ato janë tregime për qenie njerëzore, që vuajnë, grinden, qeshin, bëjnë marrëzira, dashurojnë dhe urrejnë.
“Nga veranda jote duket shtëpia ime” u rendit si një ndër 12 kandidatët më të mirë të çmimit “Strega” 2018, çmimi më i rëndësishëm letrar në Itali.
“Të ndihesh mirë ose jo diku, nuk varet nga vendi ku je, por nga vetvetja. Kudo që shkon, merr gjithnjë me vete diçka që, në fund të fundit, e bën çdo vend njësoj si gjithë të tjerët.”
“Në tregimet e Malajt [...] matet gjithë largesa mes ëndrrës dhe realitetit, tregohet se ç'do të thotë ‘i huaj’ qoftë në Itali, qoftë në Shqipëri.”
Luca Formenton
“Prania e një narratori kryesisht të jashtëm dhe gjithëpërfshirës, së bashku me këndvështrimin ironik dhe zgjedhjen e një gjuhe të ngjyrosur nga një “realizëm i pisët”, krijon mundësinë për të ruajtur largesën e duhur (emocionale, por edhe kulturore) si nga shoqëria pritëse, ashtu edhe ajo amtare.”

GENERE
Professionali e tecnici
PUBBLICATO
2020
8 ottobre
LINGUA
SQ
Albanese
PAGINE
163
EDITORE
Elvis Malaj
DIMENSIONE
738
KB

Altri libri di Elvis Malaj

Dal tuo terrazzo si vede casa mia Dal tuo terrazzo si vede casa mia
2018
Il mare è rotondo Il mare è rotondo
2020