Saga e familjes Maia Saga e familjes Maia

Saga e familjes Maia

    • 11,99 €
    • 11,99 €

Descrizione dell’editore

Përktheu: Ilirjana Agalliu
“Saga e familjes Maia” është një klasik i letërsisë portugeze, më i njohuri i shkrimtarit portugez José Maria Eça de Queirós, botuar për herë të parë më 1888. Ngjarjet e romanit zhvillohen në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në të tregohen peripecitë e familjes aristokrate Maia në tri breza, deri te pinjolli më i fundit i saj.
Afonso da Maia, një fisnik i kamur, që prej vitesh jetonte i vetmuar në një çiflig fshati, vendos përfundimisht të kthehet në Lisbonë, në shtëpinë e quajtur Ramaljetë (Shtëpia me gjethe), për hir të nipit të tij Karlosit, të sapodiplomuar në Mjekësi.
Karlos da Maia, trashëgimtar i një prej dyerve më të mëdha aristokrate në Portugalinë e mesit të shekullit XIX, është i pasur, i pashëm, bujar e i zgjuar. Familja ka varur tek ai gjithë shpresat dhe ambiciet shoqërore. E shkuara e lavdishme dhe e tashmja e pakënaqshme bashkëjetojnë brenda tij gjatë gjithë
kohës. Një dandy i suksesshëm, historia e dashurisë e së cilit me Maria Eduardën vë në lëvizje një sërë rastësish, që gërshetojnë në mënyrë kumbuese fatin e Karlosit me atë të të atit dhe përhapet në gjithë shoqërinë portugeze.
Miqtë e Karlosit, që janë po ashtu bij fisnikësh, që enden nëpër kryeqytet në kërkim të kënaqësive, teksa filozofojnë, pinë, shkojnë kohën kot dhe ushqehen me ideale boshe për një Portugali të cilën do të donin ta shikonin në lartësinë e Francës apo të Anglisë, dëshmojnë më së mirë inferioritetin që ndiejnë para të huajve.
Nga ana tjetër, dashuritë e tyre dhe të Karlosit në veçanti, që përfundon me një dashuri incestuoze për të motrën, rrisin ankthin e pritjes dhe e shndërrojnë romanin në një tragji-komedi.
“Saga e familjes Maia” rrëfen kalimin e pandalshëm të kohës, kauzat e humbura dhe dekadencën e kulturës dhe shpirtit portugez.
I konsideruar si “Libri më i mirë i romancierit më të mirë portugez” nga shkrimtari nobelist José Saramago, “Saga e familjes Maia” është një roman klasik i letërsisë portugeze, me një atmosferë dikensiane, me një stil realist alla Flaubert dhe Zola e me një subjekt të denjë për tragji-komeditë shekspiriane.

GENERE
Saggistica
PUBBLICATO
2021
26 gennaio
LINGUA
SQ
Albanese
PAGINE
972
EDITORE
José Maria Eça de Queirós
DATI DEL FORNITORE
Draft2Digital, LLC
DIMENSIONE
1,2
MB
A Cidade e as Serras A Cidade e as Serras
1900
A correspondência de Fradique Mendes A correspondência de Fradique Mendes
1900
A Illustre Casa de Ramires A Illustre Casa de Ramires
1900
A Ilustre Casa de Ramires A Ilustre Casa de Ramires
2013
Singularidades de uma Rapariga Loura Singularidades de uma Rapariga Loura
2013
El Mandarín El Mandarín
1899