Kapelat prej kashte Kapelat prej kashte

Kapelat prej kashte

    • ¥1,400
    • ¥1,400

発行者による作品情報

Një roman plot dritë, ndjenja, përjetime, zhgënjime e ëndërrime, shije dhe aroma. Ngjarjet zhvillohen në Atikë gjatë tri verave dhe rrëfehen nga më e vogla e tri motrave, Katerina,me imagjinatë, me humor, plot ndjenjë dhe me një lloj nostalgjie.
Maria 20-vjeçare, Infanda 18-vjeçare dhe Katerina-16 vjeçare pas divorcit të prindërve të tyre jetojnë me nënën, gjyshin dhe tezen e tyre në një shtëpi në periferi.
Maria është e ndjeshme dhe pranë mistereve të natyrës, s’ngurron të përjetojë dashurinë, të martohet e të krijojë familje. Infanda është e flaktë, por njëkohësisht e përmbajtur, e çlirët kur kalëron me kalin e saj, Romeon, por e ndrojtur kur vjen puna te dashuria për Nikitën. Katerina, është ëndërrimtare dhe me një imagjinatë të shfrenuar që, shpesh, është e vështirë të dallohet nga realiteti. Ajo vendoset para dilemës të kurorëzojë dashurinë me Davidin apo të ndjekë ëndrrën e saj. Paralelisht me historitë e tri vajzave zhvillohet edhe misteri i gjyshes polake, të cilën ato nuk e kanë njohur kurrë, sepse është larguar në krahët e një muzikanti të huaj që kur nëna dhe tezja e tyre qenë në moshë të vogël. Në jetët e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë edhe një sërë karakteresh të tjerë, ndërmjet të cilave kapiten Andrea, rebel e me shpirt të lirë apo Lora Parigori, me shpirt të trazuar e plot pasion.
Tri vera, të cilat, siç thotë dhe Katerina në fund të romanit, i dhanë një tjetër rrjedhë jetës së tyre.

ジャンル
小説/文学
発売日
2022年
1月24日
言語
SQ
アルバニア語
ページ数
402
ページ
発行者
Toena
販売元
Draft2Digital, LLC
サイズ
881
KB
Drei Sommer Drei Sommer
2021年
Three Summers Three Summers
2021年
Three Summers Three Summers
2019年