Ruaje Allahun, Allahu te ruan ty
Publisher Description
Libërth mbi komentimin e hadithit që e transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi (Allahu i mëshiroftë) në koleksionet e tyre të haditheve nga Abdullah ibën Abasi (r.a), i cili rrëfen: Isha pranë të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s), ndërsa ai më tha: “O djalosh, do t’i mësoj disa fjalë të rëndësishme. Ruaje Allahun, nëse do që Allahu të ruajë ty. Ruaje Allahun, Atë do ta kesh pranë teje. Kur të lutësh, lute vetëm Allahun. Kur të kërkosh ndihmë, kërkoje vetëm prej Allahut. Dije, se sikur i gjithë njerëzimi të mblidhej bashkë për të ndihmuar, nuk do arrinte të ndihmojë më tepër, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Në të kundërtën, nëse do të mblidhej për të dëmtuar, nuk do të dëmtojë më tepër, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Tashmë, janë ngritur lart penat dhe janë tharë faqet (d.m.th., çdo gjë është e shkruar dhe e caktuar).”
Ky libërth nuk i dedikohet vetëm një shtrese të caktuar njerëzish, por është i përshtatshëm për të gjithë, për udhëheqësit, mbretërit, ministrat, nëpunësit, mjekët, inxhinierët, tregtarët, bujqit, ushtarakët, burra e gra.