Paranoja Paranoja

Paranoja

    • $1.99
    • $1.99

Publisher Description

Në kabinetin e presidentit ekzekutohet një poet. Krisma dëgjohet edhe jashtë murreve të pallatit. Nis komploti i aparatit shtetëror për të eliminuar «dëshmitarin e vetëm». Përderisa shërbimet sekrete përpiqen të gjejnë mënyrën më të përshtatshme për të shuar dëshmitarin, i cili në dosjen e agjentëve avancohet deri në atentator të presidentit, ai, kryepersonazhi Martin Gera kërkon arsyet e papërkryershmërisë së qenies, përpiqet ta rrëzojë kufirin në mes çmendurisë dhe «normalitetit», tregon për brutalitetin e viktimës kur i vjen rradha të sundojë mbi të tjerët, luhat botëkuptimet konvencionale mbi identitetin dhe përkatësinë e njeriut të postmodernës duke e barazuar atë me një qen të pazotë që flen pas kontanjerëve me hedhurina të kryeqytetit.

Rrëfimin, për aftësinë dhe paaftësinë e pushteteve për të organizuar e fshehur komplotet dhe krimet e tyre, e shoqëron paralelisht meditimi filozofik (nga shumë perspektiva)  mbi paranojën, e cila në njërën apo tjetrën formë është prezente në jetën e çdo njeriu.

GENRE
Fiction & Literature
RELEASED
2018
October 29
LANGUAGE
SQ
Albanian
LENGTH
197
Pages
PUBLISHER
Exilvox:2018.
SELLER
Xhemal AHMETI
SIZE
1.2
MB

More Books by Xhemal Ahmeti

Kulturosfera në apori Kulturosfera në apori
2018
Odiseu nuk kthehet më! Odiseu nuk kthehet më!
2018