VEZËT FATALE VEZËT FATALE

VEZËT FATALE

    • $4.99
    • $4.99

Publisher Description

Eksperimenti s'ka përfunduar. Urdhri për ta zbatuar ka dalë.

Profesor Persikovi zbulon një rreze enigmatike që i bën gjallesat të rriten e të shumohen me një shpejtësi të pabesueshme. Ai kërkon kohë për ta studiuar. Autoritetet kërkojnë rezultate: një epidemi ka shfarosur pulat dhe fermat duhen mbushur përsëri. Sa më shpejt. Pajisjet e profesorit kalojnë në duart e një njeriu që ka urdhrat e duhur, por jo dijen e nevojshme.

Pastaj vezët fillojnë e çelin.

Premtimi për bollëk kthehet në një makth që përhapet me shpejtësi. Ndërsa lajmet bëhen gjithnjë e më të frikshme, siguria e atyre që i dinin të gjitha ia lë vendin panikut dhe kërkimit të një fajtori.

Me humor dhe tension në rritje, «Vezët fatale» është një satirë për ambicien, padijen dhe besimin se çdo problem mund të zgjidhet me një urdhër.

MIHAIL BULGAKOVI, autori i «Mjeshtrit dhe Margaritës» dhe «Zemër qeni», është një nga emrat e mëdhenj të letërsisë ruse. Me fantazinë e tij të shfrenuar dhe ironinë e pamëshirshme, ai krijon një botë ku e qeshura dhe tmerri janë fare pranë, ndërsa marrëzia e njerëzve me pushtet na kujton botën ku jetojmë.

GENRE
Fiction & Literature
RELEASED
2026
October 24
LANGUAGE
SQ
Albanian
LENGTH
99
Pages
PUBLISHER
Artan Miraka
SELLER
Draft2Digital, LLC
SIZE
934.8
KB
Maestrul și Margarita Maestrul și Margarita
2016
Majstor i Margarita Majstor i Margarita
2018
A Mester és Margarita A Mester és Margarita
2022
Comune operaia № 13 Comune operaia № 13
2021
Il mago nero Il mago nero
2021
Ho ucciso Ho ucciso
2020