Diaboliket Diaboliket

Diaboliket

    • USD 12.99
    • USD 12.99

Descripción editorial

“Diaboliket” është pa dyshim vepra më përfaqësuese e shkrimtarit me një personalitet të spikatur Jules-Amédée Barbey d’Aurevilly: krijesat e tij, perverse dhe tërheqëse, të përbindshme dhe të adhuruara, përshkruhen me kënaqësinë e atij që, teksa lë të shfaqet kudo dëshira dhe epshi, i jep rëndësi erotike çdo detaji, dhe heronjtë e tij, dandy të lodhur e të zhgënjyer, verbohen nga eleganca, sqima, luksi dhe nga të gjitha ëndjet e shqisave.
Libri, i përbërë nga gjashtë novela, rrëfen për një shoqëri viktoriane, borgjeze, patriarkale, me fjalët të tjera, një shoqëri e përqendruar te burrat, konservative, e dominuar nga arsyeja. Mirëpo, gjendet përballë faktit që jeta jonë ushqehet nga pasionet dhe emocionet, veçanërisht nga ato seksuale: tërheqja, eksitimi dhe natyrisht, dashuria erotike.
Barbey d’Aurevilly, i pakënaqur me botën ku jeton, është i shqetësuar nga kontrasti i madh mes një morali të ngurtë katolik dhe një shijeje të panënshtruar për situatat dhe ndjenjat e sëmura, ai mëton të shfaqë aristokracinë nën dritat e një teatri me perversitete nga më të rafinuarat e dredharake.
“Diaboliket”, botuar për herë të parë më 1874, shkaktoi një bujë të madhe në Parisin e asokohshëm dhe të gjitha kopjet e librit u sekuestruan nga Ministria e Drejtësisë franceze, sepse përbënte kërcënim për moralin publik. Skandali i madh i siguroi librit një sukses të jashtëzakonshëm, por tani konsiderohet si një klasik i rëndësishëm dhe studiohet në shkollat franceze.
“Diaboliket” ju flet gjithë lexuesve të letërsisë dekadente dhe gotike e sidomos atyre që u pëlqejnë romanet me fammes fatales.

GÉNERO
Ficción y literatura
PUBLICADO
2022
1 de noviembre
IDIOMA
SQ
Albanés
EXTENSIÓN
410
Páginas
EDITORIAL
Barbey d’Aurevilly
VENDEDOR
Draft2Digital, LLC
TAMAÑO
850.9
KB

Más libros de Barbey D'Aurevilly

Les Diaboliques Les Diaboliques
2011
Du Dandysme et de George Brummell (Edition Illustrée) Du Dandysme et de George Brummell (Edition Illustrée)
2021
L'amour impossible L'amour impossible
2017
L'ensorcelée L'ensorcelée
2017
Une histoire sans nom Une histoire sans nom
2017
Les diaboliques Les diaboliques
2017