Publisher Description

Është quajtur “libri më i keqkuptuar në histori”.


Në emër të tij janë bërë luftra, prej tij kanë nisur skandale, politikat janë formuar dhe riformuar nga fjala e tij. Teologët e kanë mbrojtur, por edhe e kanë fyer. Skeptikët kanë bërë të njëjtën gjë. Nëse je një anëtar tipik i racës njerëzore, ke dyshuar shpesh rreth “bujës” së Biblës. Por pyetja mbetet: “Çfarë thotë me të vërtetë?”.


Ky libër shpjegon në mënyrë të qartë e logjike temën më të lartë të Biblës. Në vend që të fokusohet në një pjesë, duke mos lënë pas dore kështu të tërën, autori lidh në mënyrë kronologjike tërë tekstin në një dramë të madhe universale, duke i parë ndodhitë nga perspektiva e atyre që kanë përjetuar historinë në zhvillim e sipër. Rezultatet janë ndonjëherë komike, ndonjëherë rrëqethëse, por gjithmonë besnike ndaj qëllimit të tekstit.


Kur të mbarosh së lexuari, mund t’i kesh besuar “Librit” si asnjëherë më parë, ose mund të vendosësh të mos i besosh. Qëllimi i autorit është që ta lërë këtë vendim n ë duart e tua.


“Edhe pse kisha 30 vjet që shkoja në kishë, Bibla nuk kishte kuptim për mua. Ishte thjesht një grumbull historish pa lidhje. Tani kuptoj që Bibla përputhet e tëra në një mënyrë të qartë e logjike. Është me të vërtetë e pabesueshme”.


John R. Cross shkruan në bazë të njohurisë së fituar gjatë një studimi jetësor i Biblës. Ai ka fituar përvojë të madhe gjatë udhëtimeve dhe të jetuarit jashtë vendit të tij. John-i dhe familja e tij janë nga Kanadaja.

GENRE
Religion & Spirituality
RELEASED
2013
October 1
LANGUAGE
SQ
Albanian
LENGTH
298
Pages
PUBLISHER
GoodSeed International
SELLER
GoodSeed USA
SIZE
5.4
MB

More Books by John R. Cross